April 27, 2024
Maqedoni

RMV, një tjetër emër në garën për mbledhjen e nënshkrimeve për president, dje ngriti iniciativën

Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor dje ka arritur edhe një iniciativë tjetër për mbledhjen e nënshkrimeve – Goce Ristov si kandidati i 14-të do të përpiqet që për tre ditë të mbledhë 10 mijë nënshkrime për zgjedhjet presidenciale.

“Sot, Goce Ristov dorëzoi në Komisionin Shtetëror Zgjedhor Iniciativën për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturën për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nënshkrimet do të mblidhen në drejtoritë/zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në të gjithë territorin e vendit”, njoftoi dje KSHZ.