May 10, 2024
Maqedoni

Premtime të vazhdueshme për pensionistët

Kryetar i Shoqatës së Pensionistëve në Tetovë Selver Memeti është shprehur se pensionistët kërkojnë rritje lineare të pagave. Ai këto komente i ka bërë pas takimit që ka realizuar me Ministrin teknik të punës dhe politikës sociale Gjoko Vellkovski. Memeti është shprehur se funksionarët gjithmonë përpara zgjedhjeve vijnë dhe i takojnë pensionistët, japin premtime por nuk realizojnë asgjë. “Ne jemi të mendimit se do të realizohen kërkesat tona por pa ndryshimin e ligjit për pension, nuk mund të vijë deri tek plotësimi i kërkesave tona sepse nuk mund të bëhet rritje lineare, por me vendim kemi vetëm rritje me përqindje. Fillimisht duhet të ndryshohet ligji dhe më pas të realizojmë rritjen e pensioneve në mënyrë lineare dhe mendoj se do të arrijmë këtë kërkesë tonë ta bëjmë realitet. Është e vërtetë se para zgjedhjeve vijnë funksionarë, premtojnë, por premtimet ngelin vetëm premtime”, tha Kryetar i Shoqatës së Pensionistëve në Tetovë, Selver Memeti.