May 10, 2024
Maqedoni

Kallëzim penal ndaj truprojës së zëvendësministrit të MPB-së, rrahu kolegun e tij në spitalin e Shkupit

Ndaj truprojës në MPB është paraqitur kallëzim penal për shkak se ka rrahur një koleg polic gjatë përcjelljes së të dënuarit nga burgu i Idrizovës, njofton MPB.

Bëhet fjalë për një personin S.S., i punësuar në Departamentin për sigurimin e personave dhe objekteve të caktuara, i cili ishte sigurim i zëvendësministrit në MPB. Ndaj tij në MPB do të nisë procedim disiplinor për shkelje të rëndë të rendit dhe disiplinës së punës, njoftoi MPB.