May 10, 2024
Maqedoni

Gjendet i vdekur 33-vjeçari në Shkup

MPB njofton se dje në malin Kitka është gjetur i vdekur një 33-vjeçar nga Shkupi.

“Dje rreth orës 09:30 në SPB Shkup, Zh.I. ka paraqitur se në malin Kitka, 10 kilometra afër Vrazhalle të Shkupit, kanë gjetur të vdekur 33 vjeçarin J.J. nga Shkupi, i cili së bashku me Zh.I. kishin dalë për gjueti, njoftojnë nga MPB.

Në vendin e ngjarje është kryer kontroll nga ekipi i SPB Shkup.