May 28, 2024
Maqedoni

RMV, bankat refuzojnë të flasin shqip

Pas bujës për “sekretin publik” që bankat private në Maqedoninë e Veriut nuk pranojnë dhe nuk njohin dokumentet zyrtare në gjuhën shqipe, Portalb.mk bisedoi me ekspertë dhe sërish kërkoi llogari nga institucionet kompetente. Ata theksojnë se bankat obligohen që të pranojnë dokumentet zyrtare në gjuhën shqipe të lëshuara nga institucionet shtetërore. Megjithatë, bankat qëndrojnë duarkryq dhe nuk i respektojnë kilentët shqiptar, ndërsa Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve nuk e di ende nëse kanë bazë për të vepruar ndaj kësaj shkelje, shkruan Portalb.mk.