May 14, 2024
Maqedoni

Vrasja e mjekut, hetimi vazhdon, epilog së shpejti

Ende pa epilog konkret vrasja e mjekut në poliklinikën Hekuranë. Vrasësi është ende në liri, por zëvendës ministri për punë të brendshme Bojmacaliev thotë se vrasja do të zbardhet të shpejti.

“Hetimi vazhdon, po grumbullohen dëshmi, po bëhen analiza në laboratorinë tonë në MPB. Andaj pres që së shpejti do të kemi epilog konkret për këtë rast.”, tha zv/ministëri i brendshëm Mitko Bojmacaliev.

Nga prokuroria kanë njoftuar se do të lirojnë nga burgu shtëpiak 48 orësh, dy të privuarit nga liria, pasi nuk ka dëshmi se ata janë kryerës të vrasjes. Por, vazhdojnë kordinimet me policinë për të zbuluar vrasësin. Edhe pse motivet e vrasjes nuk kanë qenë për arsye profesionale, apo raporteve mjek pacient, nga dhoma e mjekëve thonë se dhuna ndaj mjekëve është në rritje.

“Kam përjetuar sulm nga pacient dhe mund t’iu them se çdo pacient i ardhshëm i cili mund të vij dhe nëse më shkakton frikë, këtu duhet të lë mantelin e bardhë dhe të mos punoj. Andaj ne kemi luftuar për ndryshime në ligj.”, tha kryetarja e Odës së Mjekëve, Kalina Grivçeva Stardellova, transmeton TVM2.

Me ndryshimet e reja ligjore, sulmi ndaj mjekut paraqet sulm ndaj personit zyrtar. Ministri i shëndetësisë Demiri ka kërkuar prezencë më të madhe policore në shtëpitë e shëndetit. Mjeku 67 vjeçar nga Shkupi u gjet në veturën e tij para parkingut të poliklinikës Hekuranë, i plagosur me disa plagë të shkaktuara me thikë.