Zbulohen fanellat e Interit për sezonin e ardhshëm

Fanellat e Interit për sezonin e ardhshëm 2023/24 si vendas dhe si mysafir janë zbuluar tashmë në internet. Fanellat e “Nerazzurrëve” për sezonin e ardhshëm janë zbuluar në “Tuitter” nga faqet “Interjezzy” dhe “Footy Headlines”.

E para, për ndeshjet si vendas apo në shtëpi përmban një dizajn abstrakt dhe do t’i ketë logot e verdha të “Nike” dhe klubit. Kjo është diçka që tifozët e Interit e kishin parë tashmë në sezonet 2001/02, 2002/03 dhe së fundmi në sezonin 2016/17.

Kompleti i fanellave të dyta apo ato të ndeshjeve si mysafirë është kryesisht i bardhë me një shirit të pjerrët me ngjyrat zi dhe kaltër.

Sipas faqes së njohur “Footy Headlines”, fanella e parë e “Nerazzurrëve” do të jetë e disponueshme apo për shitje në muajin maj të këtij viti.