May 6, 2024
Sport

Dëgjojeni komentimin e “çmendur” të komentatorit Reshat Ibrahimi pas golit të “artë” të Shkëndijës së Haraçinës (Video)

Shkëndija e Haraçinës ka shënuar fitore historike kundër ekipit “Cool” duke u ngjitur në Ligën e tretë. Ky sukses është shoqëruar me komentim nga gazetari i njohur sportiv, Reshat Ibrahimi.

Golin e “artë” për Shkendijen e shënoi Besir Beqiri, kurse ky gol u përcjell me një komentim euforik dhe të “çmendur” nga Ibrahimi, transmeton Lideri.mk.

Komentin mund ta dëgjoni në këtë Video: https://fb.watch/kXnpQDGXtj/

Video e ndeshjes: https://fb.watch/kXp4jgvpeG/?mibextid=cr9u03

Ndryshe ndjekësit e Open-TV patën mundësinë ekskluzive ta ndiqnin LIVE me transmetim direkt. Ndeshja në kohën e rregullt në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari përfundoi pa gola 0:0.
Një ndeshje interesante dhe futboll fantastik për publikun, i cili mbushi stadiumin deri në ulësen e fundit. Interesimi për këtë ndeshje ishte i madh, sidomos nga tifozët “Çlirimtarët”.
Shanse pati por gola jo, dhe ndeshja përfundoi ne barazim 0-0, kështu që fituesi u vendos në penallti, ku Shkëndija nga Haraçina arriti statusin e Ligës së Tretë për sezonin e ardhshëm me rezultat 4:5. Golat për Shkëdijën në penallti i shënuan: Senad Saliu, Rufat Cilafi, Rahim Ismaili, Sevim Alii, Jasir Beqiri. Poriteri Shkëlzen Limani mbrojti penalltinë.
Festa në Haraçinë tashmë ka filluar dhe do të festohet deri në orët e vona të natës. (Open-TV)