April 27, 2024
Ekonomi

“Replek Farm” feston 20 vjetorin e ekzistimit në Maqedoni

Kompania farmaceutike “Replek Farm” feston 20 vjetorin e ekzistimit në Maqedoni. Që në fillim kompania ka kapital austriak, dhe është një shembull i shkëlqyer i investimeve të huaja në vend, që për dy dekada prodhon barna dhe eksporton në më shumë se 25 vende të botës. Menaxhmenti i kompanisë theksoi se ka interesim të madh për rritjen e bashkëpunimit në mes të Replek Farm, dhe kompanive të tjera austriake. Kompania planifikon investime kapitale në objektet prodhuese.

“Ne si menaxhment i ri, së bashku me të gjithë punonjësit, personalisht do të përpiqemi që Replek të bëhet urë lidhëse ndërmjet ekonomisë, tregtisë dhe industrisë austriake dhe asaj të Maqedonisë. Tashmë jemi duke punuar për këtë dhe jemi në negociata me prodhuesit austriakë, që prodhimet e tyre t’i plasojnë në tregun e Maqedonisë, dhe po ashtu jemi në fazë të avancuar që produktet tona të shpërndahen në Austri”, deklaroi Dushan Pocovski -Drejtor i Përgjithshëm i “Replek”.