April 27, 2024
Rajon - Botë

Kolapsi në turizëm u shkakton 1.6 milionë humbje të vendeve të punës pesë vendeve aziatike

Rënia e turizmit për shkak të pandemisë shkaktoi humbjen e 1.6 milionë vendeve të punës në pesë vende aziatike, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO).

Filipinet, Vietnami, Tajlanda, Brunei dhe Mongolia u përballën me thuajse një të tretën e vendeve të humbura të punës në sektorin e turizmit, sipas një raporti të publikuar nga agjencia e Kombeve të Bashkuara të enjten.

Humbjet e vendeve të punës në turizëm ishin katër herë më të mëdha se humbjet në industri të tjera, sipas raportit, ku gratë u prekën më së shumti, shkruan Al Jazeera.

Chihoko Asada-Miyakawa, drejtor rajonal i ILO-s për Azinë dhe Paqësorin, tha se ndikimi i COVID-19 në turizmin e këtij rajoni ishte katastrofik.