Tre raste të ndara të dhunës në familje janë raportuar në Berovë, Shkup dhe Veles, dhe në të trija rastet burrat kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga bashkëshortet e tyre.
Në Berovë, një burrë 45-vjeçar ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në shtëpinë familjare, ai dhe djali i tij i mitur janë sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij 34-vjeçare, transmeton portali Lideri.mk.
Në Shkup, një burrë 44-vjeçar ka raportuar se në një banesë në zonën e Qendrës është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij 37-vjeçare.
Një rast tjetër është regjistruar në Veles, ku policia ka privuar nga liria 54-vjeçaren K.T. dhe D.S. (51). Më herët, një 56-vjeçar nga Velesi kishte raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja K.T., ndërsa kishte raportuar gjithashtu se bashkëshorti i partneres së tij jashtëmartesore e kishte kërcënuar përmes telefonit.
Për rastet po ndërmerren masa dhe, pas dokumentimit të plotë të tyre, do të pasojnë kallëzimet përkatëse./Lideri

