Maqedoni

Fatmir Sanakosi nga Gostivari garon për deputet në Zvicër

Fatmirin e njoha në vizitën zyrtare që ia bëra Zvicrës derisa isha ministër i diasporës, madje mund të them se më ka bërë pritjen më të ngrohtë dhe më të veçantë në Bashkësinë Islame në Frauenfeldit që ai ishte kryetar i saj.

Një njeri jashtëzakonisht energjik, pasionant dhe proaktiv, ndikimi i të cilit kishte tejkaluar dimensionet e njohjes vetëm brenda komunitetit shqiptar që veprojnë në Frauenfeld, por ishte i njohur nga të gjithë komunitetet si njeri që ndihmon shoqërinë.

Në këtë periudhë Fatmiri paska vendosur me të drejtë të garojë për Deputet në Komunën e Frauenfeld-it (kryeqytet i kantonit Thurgau) me partinë FDP dhe unë dëshiroj të jap kontributin tim modest duke promovuar figurën e tij si meritor, duke qenë i sigurtë se ai do jetë zëri i të drejtave të shqiptarëve në këtë qytet dhe më gjërë.

Lus të gjithë shqiptarët e Frauenfeld-it ti japin përkrahje Fatmir Sanakosi dhe ti gëzohen fitores së tij të merituar. (Xhemail Çupi)