AlternAtivA- Dega Tetovë: Mali Sharr është shndërruar në deponi

Edhe pse Mali Sharr, ku bën pjesë edhe Kodra e Diellit, u shpall park nacional për shkak të ruajtjes së florës dhe faunës, i njëjti aspak nuk mirëmbahet.
AlternAtivA – Dega Tetovë kërkon nga organet kompetente, në këtë rast nga NKP “Tetova” që urgjentisht t’i pastrojë kontenierët e vendosur në hyrje të bukuroshes së Sharrit – Kodrës së Diellit, pasi ata janë shëndërruar në mini-deponi që e shëmton parkun nacional njëjtë sikur qytetin rrëzë Sharrit – Tetovën, i cili në këto ditë të nxehta verore digjet për ujë dhe ngulfatet nga papastërtia për shkak të keqmenaxhimit me këtë ndërmarrje publike komunale.