April 29, 2024
Maqedoni

“Plagë në kokë, pranë saj kishte një armë”, detaje të reja nga vdekja e Maja Mia

Policia e Afrikës së Jugut po heton rrethanat në të cilat humbi jetën tragjikisht Maja Janeska, influencuesja dhe grimerja e njohur nga Maqedonia që njihej si Maja Mia. Sipas mediumeve afrikane, ajo u gjet e vdekur të premten me plagë në kokë, të shkaktuar nga një armë zjarri. Sipas mediumit, policia nuk po e trajton vdekjen e Janeskës si të dyshimtë.

“Policia ka marrë një telefonatë për një person që dyshohet se ka kryer vetëvrasje në një pronë në Bassonia. Me të mbërritur në adresën e dhënë, policia gjeti një grua në një dhomë gjumi me një plagë me armë zjarri në kokë. Pranë saj kishte një armë zjarri. Vdekja u konfirmua nga një mjek”, tha zëdhënësi i policisë Mavela Masondo për mediumin afrikan.