Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, sot në një diskutim në Jalë, ka folur për raporte te tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe kreun e BDI-së, Ali Ahmetin.

Rama ka thënë se raporti i tij me Albin Kurtin është i mirë dhe se bëjnë shumë humor gjatë takimeve të tyre.

Kryeministri shqiptar ka shtuar se po të kishte kamera në takimet e tyre “do të habitej e gjithë dynjaja”.

Megjithatë Rama thotë se Kosova s’është krahinë e Shqipërisë dhe se s’mund ta thërras Kurtin e t’i kërkojë ndonjë gjë.

" "

“Albinin e takoj me kënaqësi se na ecën muhabeti shumë mirë. Bëjmë shumë humor me njër-tjetrin. Po të kishte kamerë, do të habitej e gjithë dynjana”, ka thënë Rama.

“Secili ka shtetin e vet, qeverinë e vet, mendjen e vet, fatmirësisht synimet i kemi të përbashkëta, metodat e ndryshme, dhe s’ka problem”, ka thënë Rama.

Ai ka folur edhe për raportin e tij me Ali Ahmetin, duke thënë se është miqësi për të cilën është krenar, transmeton Lideri.mk.
Gjithashtu ka treguar për përpjekjet e tij për të bërë bashkë faktorin politik shqiptar në Maqedoni të Veriut, me kërkesë të partive shqitpare./Lideri.mk

sqShqip