May 19, 2024
Maqedoni

QMK-ja: Shtatë zjarre në ambient të hapur, apel për mirëmbajtjen e pastrimit të kanaleve kulluese

Shtatë zjarre në ambiente të hapura janë regjistruar në vend në 24 orët e fundit. Nga QMK-ja Shkup raportohen tre zjarre, nga QRMK-ja Manastir raportohen tre zjarre dhe nga QRMK-ja Veles është raportuar një zjarr në ambient të hapur, informuan sot në mëngjes nga Qendra për menaxhim me krizat (QMK).

QMK-ja apelon dhe kujton, që të mos digjet bimësia në ambient të hapur, rregullisht të pastrohen kanalet lokale dhe të mos hidhen mbeturina në kanale

Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 2.162 thirrje në numrin e vetëm për raste urgjente 112, nga të cilat 37,51,40 për qind janë thirrje “reale”, dhe 37,51 për qind për nevoja të tjera jo urgjente të qytetarëve.

Drejt policisë janë dërguar 63,20 për qind, 27,51 për qind në Ndihmën urgjente mjekësore, ndërsa drejt zjarrfikësve 4,09, nërsa tek LAAM për qind të thirrjeve reale në 112.