April 28, 2024
Maqedoni

Qoku: Si ish-anëtar i ASH-së, e di që vendin e ka në mesin e LEN-it

Bekim Qoku nga Lëvizja Vetëvendosje sot në hapjen e zyrave të përbashkëta të Lidhjes Europiane për Ndryshim u bëri thirrje përfaqësuesve të Aleancës për Shqiptarët që t’i bashkohen opozitës shqiptare, përcjell TV21. Qoku tha se si ish-anëtar i ASH-së, “e di shpirtin opozitar” të kësaj partie.

“Edhe unë si ish-anëtar i asaj Aleance e ndjej dhe e di mentalitetin dhe shpirtin opozitar të Aleancës dhe e di që ajo vendin e ka në këtë radhitje këtu”, tha mes tjerash Qoku.