May 14, 2024
Maqedoni

Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi me aktivitete parandaluese gjatë zgjedhjeve

Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD) sot do të informojë për aktivitetet parandaluese të cilat do t’i ndërmarrë gjatë zgjedhjeve, në drejtim të parandalimit të fjalës shqetësuese dhe qasjes në vendvotime.

Në konferencën për shtyp Komisioni, siç njofton, do t’i përkujtojë kompetentët në rekomandimet e opinioneve të miratuara nga (KPMD) në lidhje me diskriminimin gjatë zgjedhjeve, si dhe rekomandimin e përgjithshëm që i referohet qasjes në të gjitha vendvotimet.