April 28, 2024
Kosovë

Qeveria Kurti e bankroton kompaninë e njeriut të Millan Radojçiqit

Kryeministri Albin Kurti ka treguar se ia ka shkëputur kontratën kompanisë për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit. Kjo pasi e njëjta ka bashkëpunuar me kompaninë e Millan Radojçiq, i cili është futur në listë të zezë nga shteti amerikan.

“Njëri prej tenderuesve, kompania RAD, është në listën e zezë të shtetit amerikan. Më duket se është marrë vendimi që RAD të hiqet nga kontrata. Vazhdojnë dy tjerat që jane në konzorcium ta mirëmbajne rrugën. Nesër formalizohet shkeputja”, tha Kurti në KTV