May 12, 2024
Maqedoni

Do të ndërrohen shumica e ministrave të LSDM-së

TV21 nga burime brenda LSDM-së mëson se nga përparja e këtij subjekti politik në Qeveri me gjasë do të mbetet në funksion vetëm zv/kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Drejtësisë Bojan Mariqiç dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Kjo nënkupton që përveç largimit tashmë të parlajmëruar të ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, nga posti të largohet edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

Nga përbërja aktuale e LSDM-së në ekzekutiv pritet të largohet edhe zv/kryeministri për Luftë Kundër Korrupsionit, Ljupço Nikollovski.