May 19, 2024
Rajon - Botë

Luftimet po i afrohen Moskës, Rusia në prag të luftës së përgjakshme qytetare, çeçenët i vijnë në ndihmë Putinit

Guvernatori i provincës Lipetsk në Rusi, Igor Artamonov tha të shtunën se grupi mercenar Wagner ka hyrë në rajon.

Rajoni i Lipetsk është rreth 360 kilometra në jug të Moskës dhe shumë më afër kryeqytetit sesa Rostov-on-Don, ku forcat Wagner iu afruan qytetit.

Siç u raportua më parë, një video e medieve sociale – të cilën BBC e verifikoi – tregoi një kolonë të Wagner me automjete që udhëtonte në rajonin e Lipetsk-ut, që ndodhet midis qytetit të Voronezh dhe Moskës.

“Agjencitë e zbatimit të ligjit dhe autoritetet… po marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e popullatës. Situata është nën kontroll”, tha Artamonov.

Artamonov gjithashtu u kujtoi banorëve se “ata këshillohen fuqimisht të mos largohen nga shtëpitë e tyre dhe të shmangin udhëtimet me çdo mjet”.