May 2, 2024
Maqedoni

Pse Bilall Kasami nuk e merr në takimet me VLEN nënkryetarin Fatmir Limani?

Partitë opozitare nën siglën VLEN gjithnjë e më tepër po intensifikojnë takimet me qytetarët në teren. Ajo që bie në sy nga kryetarët e partive opozitare që shoqërohen nga nënkryetarët ose sekretarët e partisë e kundërta është se kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami kryesisht në këto takime shoqërohet nga shefi shtabit zgjedhorë Sadat Sulejmani e jo nga nënkryetarët Fatmir Limani, Besa Kadriu dhe Fadil Zendeli, shkruan Top24

Ndryshe në të gjitha paraqitjet e tij Kasami në asnjë moment nuk e ka përmendur Fatmir Limanin si kandidat të mundshëm për deputet për dallim nga ajo që paraqiti bartësit e listave. Limani u largua nga BDI-ja dhe mori pozitën e nënkryetarit në Lëvizjen Besa por si duket ai mbetet vetëm me pozicionin e nënkryetarit dhe asgjë më shumë.