May 17, 2024
Maqedoni

Hoxha: Plotësohet Këshilli Drejtues i PDE-së

Partia Demokratike Europiane ka përditësuar Këshillin Drejtues të Partisë, përcjell TV21. Njoftimin e ka bërë vetë kreu i kësaj partie, Arjanit Hoxha.

“Në mbledhjen e Këshillit Qendror të mbajtur sonte sollëm vendim për plotësimin e Këshillit Drejtues të partisë me katër personalitete të dëshmuar në angazhimin e tyre profesional: Rafiz Mejdia – në pozitën e nënkryetarit
Arlinda Hamziq – sekretar për mardhënie ndërkombëtare Nesibe Arifi – antare
Prof.Agim Jusufi – anëtar. PDE për çdo ditë dëshmon seriozitetin në ndërtimin e strukturave të mirëfillta partiake që paraqesin gjeneratën e re politike në vend”, ka shkruar Hoxha.