May 17, 2024
Maqedoni

Taravari e Mexhiti vazhduan aktivitetet politike, i zuri syfyri me aktivistë e qytetarë

Përveç iftareve, liderët e dy partive opozitare, Arben Taravari e Izet Mexhiti kanë vazhduar aktivitetet politike edhe gjatë syfyrit, përcjell TV21. Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka njoftuar se syfyrin e ka kaluar bashkë me punonjësit e komunës, ndërsa i pari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti njoftoi se syfyrin e kaloi në Studeniçan, bashkë me aktivistët e partisë.

“Një syfyr shumë miqësor me ata që janë gjithmonë në krye të detyrës dhe kujdesen për sigurinë tonë. Agjërim të lehtë e të pranuar!”, ka shkruar Taravari.