May 2, 2024
Shqipëri

PS reagon pas përfundimit të procesit të votimit: Rezultatin final del nga kutia e votimit Apr 25, 2021

Zëdhënësja e Partisë Socialiste për fushatën, Bora Muzhaqi falënderoi nga selia rozë të gjithë shqiptarët që morën pjesë në votime. Ajo theksoi se rezultati final do të dalë nga kutia e votmit dhe se shqiptarët tashmë mund t’i ndjekin votimet nga shtëpia.

‘Shumë faleminderit që votuar. Ishte ditë e bukur, kishim manifestim qytetar. Vullneti është shprehur dhe është koha e leximit me përgjegjësi ligjore. Në emër të Ramës, falenderim për patronazhistët dhe koordinatorët lokalë. Mirënjohje për punën tuaj. Tani mund të ndiqni rezultatin në shtëpinë tuaj. Iu kërkohet përgjegjësi shumë e lartë për të numëruar në mënyrë korrekte çdo fletë votimi. Për të gjitha hamendësimet ia lëmë vendin rezultatit real që del nga kutia e votimit. Shumë faleminderit të gjithë qytetarëve që ushtruan të drejtën e votës.’- tha Muzhaqi.