May 7, 2024
Shqipëri

Takimi i Ramës në Shkodër, të pranishëm edhe kryebashkiakët e djathtë

Në takimin që kryeministri Edi Rama po zhvillon në Shkodër, janë ftuar edhe kryetarë të bashkive që drejtohen nga e djathta.

Kryebashiaku i Fushë-Arrëz, Hilë Curri dhe ai i Pukës, Rrok Doda, iu janë bashkuar mbledhjes së qeverisë në Shkodër.

Po ashtu kanë mbërritur edhe Fisnik Qosja, kreu i bashkisë Kavajë, si dhe kreu i bashkisë Mirditë Albert Melyshi.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në një postim në Facebook njoftoi se në takim do të merrnin pjesë të 61 kryetarët e bashkive.

“Nisim takimin sot me anëtarët e qeverisë dhe 61 kryetarët e bashkive për sfidat dhe angazhimet e pushtetit vendor për Shqipërinë 2030”, shkroi ministri Mazniku.