Nga Beqir SINA – Tiranë, 3 Korrik 2026
Sipas Emmet Lyons të CBS News, protestat masive në Shqipëri kundër një projekti të madh turistik luksoz, të mbështetur nga dhëndërri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, vazhdojnë prej disa javësh pa shenja të uljes së tensionit.m
Emmet Lyons raporton se një shqiptaro-amerikan me banim në Miami, Artur Shehu, i cili shiti tokën për këtë projekt zhvillimi, është nën hetim intensiv nga prokuroria shqiptare.
Dosjet e gjykatës datë 10 qershor 2026, të marra nga CBS News, tregojnë se prokurorët shqiptarë besojnë se ka “prova të mjaftueshme” për përfshirjen e Shehut në aktivitete kriminale të trafikut të drogës dhe “të dhëna të mjaftueshme” që ai ka falsifikuar dokumente financiare lidhur me projekte të tjera ndërtimi dhe pronash.
Artur Shehu, me shtetësi të dyfishtë amerikane dhe shqiptare, ndodhet tani në qendër të një skandali që po rëndon rëndë mbi imazhin e projektit të Kushnerit në Zvërnec dhe zonën e Sazanit. Projekti parashikon ndërtimin e një resorti luksoz turistik, por ka provokuar reagime të ashpra nga opozita, shoqëria civile dhe banorët lokalë.
Siç thekson Emmet Lyons në CBS News, protestat e njohura si lëvizja kundër “shitjes së bregdetit” ose “Revolucioni i Flamingove”, kanë mbledhur qindra qytetarë çdo ditë në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, të cilët kanë paraqitur 5 kérkesa aspak të negociueshme, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Demonstruesit akuzojnë qeverinë e kryeministrit Edi Rama se favorizon interesa të huaja private në dëm të trashëgimisë natyrore, mjedisit dhe interesit publik.
Hetimet ndaj Shehut, sipas Emmet Lyons, shtojnë dyshimet serioze mbi transparencën e marrëveshjeve. Teksa prokurorët shqiptar po hetojnë lidhjet e tij me projekte të tjera pronash dhe dyshimet për pastrim parash.
Çështja ka marrë jehonë të madhe edhe në diasporën shqiptare në SHBA, e cila ka mbajtur disa protesta masive ne Nju Jork dhe qytete të tjera në mbéshtetje të protestave ne Tiranë.
Jared Kushner, nëpërmjet kompanisë së tij, ka shprehur interes për investime në turizmin shqiptar, duke e cilësuar Shqipërinë si një destinacion me potencial të lartë.
Megjithatë, kritikët e shohin projektin si një rrezik për sovranitetin dhe ekosistemin bregdetar.
Protestat vazhdojnë të jenë të fuqishme, me thirrje për transparencë të plotë, hetime të pavarura dhe ndalimin e projektit.
Emmet Lyons i CBS News thekson se ky zhvillim po vë në pikëpyetje jo vetëm investimet e huaja, por edhe besimin e qytetarëve tek institucionet shqiptare.
Ky raportim i Emmet Lyons sjell në vëmendje ndikimin e politikës amerikane, në zhvillimet ekonomike shqiptare dhe sfidat e korrupsionit në sektorin e pronave në Shqipëri.

