May 19, 2024
Maqedoni

Procesi për bashkëpunim me Evropën Juglindore, Osmani: Kemi ambicie për të udhëhequr nismën rajonale

RMV-ja si kryesuese e procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore ka konstatuar se për tre vite radhazi nuk është arritur konsensus mes 13 shteteve pjesëmarrëse, për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit rajonal. Sipas ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, procesi do të nisë nga fillimi dhe vendi ynë tregon ambicie të qarta për të udhëhequr një nismë të tillë të rëndësishme rajonale.