May 18, 2024
Maqedoni

Pritjeve dhe kaosit për pajisje me dokumente personale nuk i shihet fundit, ankohen qytetarët

Pritje e gjatë dhe rrëmujë, është pamja e përditshme para sporteleve të MPB-së për marrjen e dokumenteve personale.

Qytetarët thonë se detyrohen të marrin ditë të lirë nga puna për të pritur radhë për pasaportë, ndërsa disa tjerë të revoltuar thonë se kanë pritur disa ditë radhe dhe nuk kanë arritur të ndërrojnë dokumentet.

“Sa kohë që pritni? Po ka dy a tre orë, që nga ora 7:00 e mëngjesit jam këtu dhe ja radhe duhet të pres, pres për letërnjoftim.”

“Sa kohë që pritni sot? Pres gati një orë e gjysmë, dita e parë që jam dhe sipas kësaj radhe duhet të pres edhe dy orë sepse nga dymbëdhjetë veta hyjnë brenda por nuk e dimë kur dalin ata por mundët edhe dy orë të presim, e gjithë kjo është pa lidhje, nuk ka as rend, para një muaji isha tek stacioni “Prolet” dhe prita tetë orë atje, qeveria thotë se 12 sportele punojnë ndërsa brenda 3 apo 4 punojnë.”

“Pres afër 30 minuta por dita e dytë që pres, dhe sipas kësaj rrëmujë edhe sa duhet të pritni? Minimumi dy orë, si e komentoni këtë rrëmujë? Nuk kam koment është rëndë, nuk jam në punë kam marrë ditë të lirë.”

“Sa ditë me radhë që jeni këtu? Dhjetë ditë dhe asgjë, nga ora 7:00 e mëngjesit jam këtu. Sipas kësaj rrëmuje edhe sa duhet të pritni? Ndoshta nuk do kryej punë aspak, kjo është katastrofë.”

Ndërkohë, nga Ministria e Punëve të Jashtme nuk u përgjigjen se a kanë kontaktuar me autoritetet greke për shtyrjen e afatit për vlefshmërinë e dokumenteve personale me emrin e vjetër të shtetit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme deri më 31 dhjetor 2023 janë ndërruar 1,007,885 letërnjoftime, 1,169,463 pasaporta dhe 529,799 patentë shoferi. Deri në një vendim të ri 12 shkurti mbetet si afati i fundit për ndërrimin e dokumenteve personale, ndërkohë letërnjoftimet do të jenë të vlefshëm për përdorim të brendshëm edhe pas kësaj date. /Alsat.mk