May 2, 2024
MaqedoniNdryshe

Ju prezantojmë dëshmorin e kombit Isa Ameti! Lavdi!

SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Isa Ameti u lind më 28.01.1969 në fshatin Hotël,komuna e Likovës Isai ishte djali i Fadil dhe Rafete Ametit,prindër të katër djemëve.Isai ishte stërnipi i komandantit të ballit kombëtar Sulë Hotla.
Isa qe një shembull për familjen.Kishte kryer Fakultetin e Edukates Fizike në Prishtinë dhe kishte marr titullin profesor.
Nga martesa me Zilbihajen la si trashegimtarë/e vajzën Bjondinën dhe djalin Edmondin.
Kur Karadaku u mbulua me tym dhe flakë Isai i qëndr besnik në rradhet e UCK-se.
Ne bazë te afiniteteve luftarake ai mori gradën Komandant Togu .
Njihet për shkathtësi luftarake.Dinte se kur dhe ku duhet te goditej armiku.
Në bazë të kësaj aftësie aksionet e UÇK-së ishin të njpasnjëshme dhe mjaft të sukseshme.
Gjatë nje aksioni të UÇK-së kundër punktit të stacionit policor në fshatin Mateç të komunës së Likovës,Isai ra dëshmor më 06.06.2001.
Isa Ameti prehet në varrezat e dëshmorëve të kombit në fshatin Hotël. Profesor Isa Ahmeti ra heroikisht për të mos vdekur. Lavdi Dëshmorit të Kombit Isa Ahmetit dhe të gjithë dëshmorëve tjerë që dhanë jetën për liri e për atdhe.Dëshmorët kurr nuk duhet harruar, por me krenari bi tërë kombi brez pas prezi nuk duhet harruar. LAVDI!