May 5, 2024
Maqedoni

“52 vite mjek, edhe më tutje vazhdon të punoj”, dr. Ilir Hasani për babain e tij: Gjithmonë kënaqësi të kuvendoj me udhërrëfyesin tim

“52 vite mjek, edhe më tutje vazhdon të punoj”, dr. Ilir Hasani për babain e tij: Gjithmonë kënaqësi të kuvendoj me udhërrëfyesin tim
Mjeku i mirënjohur Ilir Hasani në llogarinë e tij në Facebook ka postuar një mesazh mirënjohës për babain e tij, mjekun e njohur nga Kumanova, Hasan Hasani, raporton Open-TV.

Në postimin e tij, dr. Iliri ka shkruar se gjithmonë është kënaqësi të kuvendoj me udhërrëfyesin-babain e tij. Ai ka deklaruar se edhe pas 52 viteve si mjek nuk ndalet së punuari.

“Ështe gjithmonë kënaqesi të kuvendoj me udhërrefyesin tim, babin tim. 52 vjet mjek edhe metutje vazhdon të punojë”, ka deklaruar dr. Ilir Hasani.

Ndryshe, dr. Hasan Hasani njihet si një mjek i palodhur në Kumanovë dhe më gjerë, i cili është në shërbim të pacientëve më shumë se 5 dekada. Ai ka mirënjohjen e pacientëve të tij dhe gëzon respektin e të gjithëve. (Open-TV)