May 21, 2024
Lajmet e reja

Presidentja Osmani takoi Clintonin dhe gjeneralin Clark: Dy heronj, një histori!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar në Neë York, ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe ish-komandantin e përgjithshëm të forcave evropiane të NATO-s, Wesley Clark.

Osmani ka publikuar një fotografi me Clinton dhe Clark, të cilët i ka quajtur heronj.

“Dy heronj, një histori, Kosova në mes!”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, Osmani po qëndron në New York, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.