April 27, 2024
Kosovë

Qytetarët e Kosovës të kënaqur me heqje vizash, tash halli te eurot (VIDEO)

Kosova ka thyer rekord me procesin e heqjes së vizave, i cili ka zgjatur rreth 12 vjet.

Sipas PIPS, kjo shënon kohën më të gjatë krahasuar me vende tjera.

E përgjatë kësaj kohe, numri i aplikimeve në ambasada qe goxha i lartë, ani se kishte një mori dokumentesh që kërkoheshin.

Qytetarët iu gëzuan vendimit që më së largu me 1 janar 2024 mund të udhëtojnë pa pengesa, duke përmendur se procedurat kanë kushtuar qindra euro.