July 22, 2024
Lajmet e reja

Hajdutët e pushtetit po lirohen nga burgjet


SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Jemi dëshmitarë që në vitet e fundit shumë pushtetarë janë korruptuar, kanë marrë mito për punësime etj. e çfa nuk kanë bërë.Të tillët e kanë vjedhur shtetin, e kanë vjedhur popullin e kanë poshtruar kombin, i kanë poshtrua familjet dhe farefisin.Disa prej tyre janë vu nën pranga dhe janë dërguar nëpër burgje, por e gjithë kjo flet se këta individë ose grupe individësh janë burgosur sa për sy e faqe. Sa për të i mbuluar peshqit e vegjël vjedhjet e peshqve të mëdhenj.

Të tillët burgosen, denohen, por pas një kohe lirohen, sepse nëse nuk lirohen këta peshqit e vegjël do të i nxjerrin në shesh peshiqit e mëdhenj që kanë vjedhur për ata, por edhe për vete. Këto janë pazare që bëhen. Ti vjedhë për mua , unë do të jem nën hije e kur të kapin dhe të burgosin dhe unë të lirojë nga burgu.Këtu në shtetin tonë kemi pasur shumë raste të tilla, kemi edhe sot që tani më nuk besoj se e gjithë popullata nuk e ka kuptuar.

Ajo që është edhe më interesante kur lirohen nga burgjet , lirohen si pa të fajshëm. Sigurisht do të lirohen si të pafajshëm se ju duhen përsëri mentorëve për të vjedhur sërish. Ky është një absurd mbi absurdet.Ajo që më bënë të “qeshi” është se këta hajdutët kur të dalin prej burgut nuk turprohen fare dhe bëhen sikur nuk ka ndodhë asgjë. Kështu iu duket të tillëve, sepse hajdutët nuk kanë ndjenja. Ata janë mësuar të vjedhin kurr nuk turprohen. Po pse nuk turprohen, sepse nuk kanë pasur kurr dhe nuk do të kenë kurr turp.Ata që vjedhin parat e shtetit, vjedhin kafshatën e bukës të varfnjakve, të sëmurëve, invalidve etj

Këta tërë jetën duhet ta ulin kokënë dhe mos të kenë kontakt me njerëzit, sepse në çdo vend qoftë në vendin e punës, qoftë në kafiteri, qoftë në raste dasme apo në raste mortore secili do e drejtojë gishtin nga ai duke thënë ja ky është ai të cilit ia kishin vu prangat në dorë për vjedhje.Për këta njerëz ka shumëçka të thuhet dhe të shkruhet , por unë këtë shkrim po e mbylli me:Hajduti kurrën e kurrës nuk turprohe.

Po të turpërohet nuk do të vidhte, por një gjë e di të gjithë ndoshta do ia falin për intereset që kanë prej tyre se ju duhen përsëri për të vjedhur edhe për ata peshqipt e mëdhenj. E kush nuk do ia fale! Nuk do ia fale Zoti dhe për këtë pas vdekjes hajdutët që ia kanë marrë ( vjedhur) edhe fëmijëve nuk do i falen asnjëherë