May 15, 2024
Kosovë

Baton Haxhiu: Kurti mashtrues

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar qëndrimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti kundrejt ndërmjetësit europian të dialogut Miroslav Lajçak. Sipas Haxhiut, Kurti ka gabuar me deklaratën e tij në konferencën për shtyp të mbajtur një ditë më parë, ku kërkoi largimin e Lajçak nga procesi dhe e akuzoi të dërguarin e BE-së se është pozicionuar krahë Serbisë.

Analisti tha se Kurti ehte treguar mashtrues dhe se atij i vjen keq për kryeministrin e vendit të tij.

“Mashtrues. Mua më vjen keq për kryeministrin tim. Sinqerisht më vjen keq. Në këto pozicione politike, kur je i pafuqishëm dhe targeton emra të përveçëm për të fituar vota dhe për të shkatërruar vendin është tragjike./Euronews Albania/