May 17, 2024
Kolumna

Politika diletanteske të zëvendësohet me politikë kreative

Ejup Berisha

Politikën në aspektin pozitiv e ndryshojnë vetëmse njerëzit e mençur, të aftë, largpamës dhe kreativ. Në historinë e njerëzimit dhe në historinë politike ka pasur edhe njerëz të tillë të cilët kanë qenë pjesë e veprimtarive të ndryhsme shoqërore dhe njerëzore, të tillë njerëz kanë qenë edhe pjesë e politikës por këta fatkeqsisht kanë qenë dhe janë shumë të pakët në numër. A kemi ne njerëz të tillë në skenën politike përgjigja është negative Jo nuk ka të tillë të përgatitur, të ditur të aftë, të mençur dhe kreativ. Këta në politikë janë e kundërta e njerëzve të paditur, jo-inteligjent dhe të pa-aftë ashtu siç janë sot shumica e politikanëve në skenat politike botërore. Njerëzit politik apo ata që me fjalorin e Aristotelit quhen ZOON-Politikon edhe pse është besuar se mund të jenë edhe janë më të ditur, më të mençur, më të atë dhe më kreativ në polotikë këta shumë shpesh nuk janë dëshmuar si të tillë në të. Politikanët kreativ janë inicues, bartës,krijues dhe zbatues të politikave kretive. Një politikë e tillë përher më shumë është premtuar sesa që është realizuar edhe këtu në rajonin gjeografik,gjeopolitik dhe gjeostrategjik ku jetojmë ne por kjo akoma nuk ka ndodhur. E nga fjalët e kota nuk ka levërdi askush e as politika. Njerëzit kreativ janë jo vetëmse premtues risishë dhe ndryshimesh por këta janë edhe zbatues-realizues të risive dhe të ndryshimeve të duhura dhe të domosdoshme në skenën politike. Politika ka kohë që nuk ndryshohet për faktin se në të ky vetëmse premtohet por asesi nuk realizohet. E ndryshimi bëhet përmes zbatimit dhe realizimit e jo vetëmse përmes premtimit. Politika kreative i sjell gjërat e duhura, të nevojshme dhe të domosdoshme në vend të duhur në skenën ppolitike, dhe atë nga persona të duhur të angazhuar në politikë. Kjo për faktin se përmes zbatimit të politikës së tillë kjo veprimtari njerëzore dhe shoqërore i ndryshon raportet shoqërore dhe njerëzore në aspekt pozitiv, në drejtimin e duhur dhe të kërkuar duke u bazuar në mjete dhe metoda të reja të cilat i eliminojnë ato të vjetrat. Politika kreative është sinonim për risi dhe ndryshim e cila duhet ta eliminoj politikën e vjetër e monotone të status quo-së e cila shumë gjatë kohë është prezente dhe e dominon gjatë tërë kohës politikën.Duhet thënë se kyçja e njerëzve kreativ në politikë është gjëja më e mire e mundshme që mund të ndodh në skenën politikë. Shkurt e shqip, njerëzit kreativ në politikë janë më të zotët, më të çmuarit dhe më të vlefshmit. Njerëzit jo kreativ jo të mençur dhe të pa-aftë janë njerëzit më të bezdishëm dhe më të neveritshëm në botë, këta në politikë nuk bëjnë asgjë të duhur dhe pozitive përpos që i bëjnë qejfet dhe i realizojnë veset e tyre të mbrapshta, të këqija dhe joracionale dhe të shfrenuara. Të mos jeshë në gjendje të lëvizësh asgjë në politikë nuk është sukses por është dështim i plotë i individëve politik. Status-quo-ja nuk është e mire për askend në shtet dhe në shoqëri sepse kjo e ruan të vjetrën dhe të padobishmen si dhe e riciklon atë që gjatë kohë është pare në ambientin politik. E risitë bashk me ndryshimet e rrisin shpresën dhe besimin e njerëzve në çdo sferë të jetës shoqërore duke mos e përjashtuar këtu edhe vet politikën. Unë kamë pak kuptim për politikanët e interesit të pastër material se pse nuk e lejojnë realizimin e risive dhe të ndryshimeve në politikë por nuk i kuptoj politikanët ithtarë të ideve përparimtare për ndryshime dhe për risi të cilët në pushtet vijnë përmes revolucioneve dhe luftërave se pse mu këta vazhdojnë të sillen ngjashëm si kundërshtarët e tyre më të këqij të cilët ashtu keq janë sjellur para tyre në politikë. Pra këta në vend se ta mundësojnë realizimin e gjërave të nevojshme dhe pozitive në politikë të njëjtët i pengojnë ato. E kamë fjalën për politikanët që premtojnë ndryshime, zbatimin e veprave të mira dhe akteve pozitive në politikë e të cilët nuk i bëjnë asnjëherë këto gjëra. Në ambientin tonë politik ndodhin absurde të mëdha, këtu në skenën politike vijnë njerëz dhe kërkojnë besimin që të aktivizohen në politikë me premtimin se do ta sjellin risinë dhe ndryshimin, dhe të njëjtët kur të fitojnë në zgjedhje dhe e marrin besimin që e kërkojnë nga qytetarët për tu bërë pushtetarë si dhe më vonë të njëjtët edhe bëhen të tillë këta më pas vazhdojnë aty ku e kanë lënë kundërshtarët e tyre apo para-ardhësit politik. Dhe qytetarëve kjo kështu u përsëritet përherë pra këta ngelin gjithmonë të habitur,të zhgënjyer apo dhe me gishta në gojë si dhe me shpresën e kotë se ja ka ardhur koha që të ndodhin risitë dhe ndryshimet por kot. Edhe njëher ti kthehemi njerëzve kreativ në politikë. Kur them politikan kreativ e kam fjalën për njerëz bartës jo vetëm të ideve koncepteve dhe parimeve të reja, por edhe për zbatues konsekuent dhe të përpiktë të tyre në ambientin politik. Njerëzit e mençur – të aftë dhe të ditur në politikë janë e kundërta e njerëzve të paditur, jo-inteligjent dhe të pa-aftë ashtu siç janë sot shumica e politikanëve në skenën politike vendore rajonale dhe bitërore. Prandaj kjo është edhe një mësim për qytetarët se duhet ti përfillin njerëzit e duhur të nevojshëm dhe të domosdoshëm e jo këta ti përfillin dhe ti përkrahin ata të tjerët nga të cilët nuk kanë levërdi as vet ata. por prej politikanëve të njëjtë asgjë të mire dhe pozitive nuk përfiton as politika por kjo vetëmse humb dhe e pëson keq prej tyre.