May 5, 2024
Kolumna

Hajredini: Ata që ua shanë nënën tetovarëve, tani kërkojnë votën e tyre

Shkruan: Xhevdet Hajredini

1. Pa fije turpi, marrin guximin prej tetovarëve të kërkojnë vota për këshilltarë të komunës, edhe ata të cilët jo shumë moti patëm rastin t’i dëgjojmë se si, me fjalor më të fëlliqur, tetovarëve ua shajnë nënën (“tetovarëve derri nënë ua…”).

2. Një partner i tanishëm i koalicionit qeveritar, i cili për shkak të amnistisë së rasteve të Hagës, gjatë kohë e përkrahu Gruevskin, tani, në propozimin e Makronit sheh shpëtim nga përgjegjësia për veprat penale të lidhura dhe që dalin nga përgjimet sekrete, publikimin e të cilave e ndaluan me Marrëveshjen e Përzhinës.

3. Edhe “pionieri” i Open Balkanit nga Maqedonia, pa patur ndonjë funksion shtetëror, bashkë me Vuçiqin dhe Ramën fotografohet dhe i gjori si fëmijë gëzohet.