May 3, 2024
Kolumna

Korrupcionin duhet luftuar në praktikë e jo në ëndërr

Ejup Berisha

Tanimë të gjithë ne e dime se te ne në RMV dhe në shtetet e rajonit të Ballkanit ka korrupcion. Dhe ky korrupcion këtu është pranishëm në nivele shumë të larta dhe shqetësuese. Këtë spo e theme vetëm unë por këtë e thonë edhe raporte dhe analiza të ndryshme nga institucione relevante ndërkombëtare. Pra faktin se te ne ka korrupcion e pranojnë gati të gjithë në shtet duke filluar prej Presidentit të shtetit e deri te njerëzit e papunë bile edhe fëmijët e djepit e kanë kuptuar se ne si qytetarë ditë për ditë ballafaqohemi me një të keqe shumë të madhe dhe tejet të rrezikshme shoqërore që njihet si korrupcion. Anise fëmijët nuk dine ta shpjegojnë dhe nuk e kuptojnë se çka është korrupcioni por siç thash edhe më lartë ata e dine që ai është një e keqe e madhe shoqërore që duhet detyrimisht të luftohet. E korrupcioni të ndëruar zonja dhe zotërinj luftohet me veprime konkrete ligjore dhe me vepra faktike e jo vetëmse me fjalë. Mu te ne korrupcionin e luftojmë vetëmse me fjalë e jo me veprime konkrete. Ja tridhjet vite sa jemi shtet i pavarur, sovran dhe demokratik kryefjala e institucioneve më të larta shtetërore ka qenë nevoja e luftimit të korrupcionit. Ne duhet ta luftojmë korrupcionin,ne po e luftojmë në mënyrë efikase korrupcionin këto janë fjalët e shumta me plot premtime nga ana e individëve të shumtë në politikë dhe në pushtet, dhe pas tridhjet vitesh lufte të vendosur dhe efikase në thonjëza me korrupcionin ai është bërë fenomen shumë problemtaik dhe shqetësues në shtet dhe atë pengesë serioze për zhvillimin dhe përparimin e shtetit dhe të shoqërisë tonë. Z.v Kryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së veriut Z.Artan Grubi korrupcionin e ka barazuar me virus shumë të rrezikshëm dhe atë më të rrezikshëm se Virusi Corona, por ai nuk tregon dhe nuk prezenton se cilat janë rekomandimet konkrete të tijat dhe të dikasterit të cilin e udhëheq vetë ai deri te institucionet kompetente të ngarkuara me përpjekjet për ta penguar dhe për ta luftuar korrupcionin se si dhe çka duhet të bëjnë ato në këtë drejtim. Z.v Kryeministri i parë Grubi si duket më shumë bën lojë fjalësh e jo prezentim serioz të fakteve se çka u ka rekomanduar dikasteri që e udhëheq ai institucioneve kompetente të angazhuara për pengimin dhe luftimin e korrupcionit për ta penguar dhe për ta luftuar korrupcionin. A e dini se si pengohet dhe se si luftohet korrupcioni, ky pra pengohet apo dhe luftohet duke e sankcionuar atë si vepër shumë të rrezikshme penale dhe duke i dënuar pamëshirshëm veprimet korruptive të individëve të cilët korruptojnë dhe të atyre që korruptohen. Një her në një bisedë me një ish deputet shqiptar të Kuvendit të Ish Republikës së Maqedonisë. Ai tregonte se si në fillim vitet e 90 një inspektor ndërtimi në Komunën Qendër të Shkupit kishte kërkuar nga dymijë marka para ryshfet për tua dhënë ai qytetarëve lejet për ndërtim me qëllim që këta të kenë mundësi të ndërtojnë shtëpi të reja. Ish deputeti më tej tha se si rezultat i ankesave të shumta të qytetarëve një pjesë e të cilëve kanë qenë edhe votues të tij dhe të partisë së tij politike ai ka vendosur të takohet me inspektorin e ndërtimit në fjalë dhe të njihet me gjendjen faktike rreth dhënies së lejeve të ndërtimit. Ish deputeti tha se kur u ula të bisedoj me inspektorin atij i thashë se qytetarët që jetojnë në teritorin e Komunës Qendër më kanë thënë dhe janë ankuar që kur vijnë te ti të kërkojnë leje ndërtimi ti ju kërkon nga dymijë euro ryshfet, inspektori nuk e ka mohuar një gjë të tillë dhe ish deputeti kur ia ka tërhequr vërejtjen atij se korrupcioni është vepër e sankcionueshme dhe e dënueshme me ligj dhe se i njëjti mund të dënohet inspektori tërë kohës vetëmse kishte qeshur. Dhe më tej sipas fjalëve të ish deputetit shqiptar inspektorit pas gjashtë muajve i ishte ndërruar vendi i punës por tani në vend që të sankcionohet ai është shpërblyer me post më të lartë. Dhe derisa të korruptuarit shpërblehen me poste dhe me përfitime më të larta asnjëher nuk do të pengohet apo dhe nuk do të luftohet korrupcioni. Kështuqë do të përsëris korrupcioni pengohet dhe luftohet vetëmse atëher kur korruptuesit dhe të korrutuarit të ndiqen penalisht, kur të njëjtët të dalin para organeve të drejtësisë,kur ata të japin llogari për veprimet e tyre të kundërligjshme dhe në fund të njëjtët të dënohen me dënimet të cilat i meritojnë. Nuk mund që institucionet kompetente të lëvdrohen tërë kohës se janë duke e penguar dhe luftuar korrupcuionin dhe ai të rritet pakontrolluar dhe në mënyrë marramendëse jo vetëm këtu në shtetin tonë por edhe më gjërë në shtetet e rajonit të Ballkanit. Kjo dëshmon se këtu askush se pengon dhe lufton korrupcionin por se të gjithë o nuk bëjnë asgjë për ta penguar dhe luftuar atë ose të gjithë po e nxisin dhe po e stimulojnë korrupcionin.