Ejup Berisha

Pushoni armët e uluni rreth një tryeze ushqimi, hani e bisedoni së bashku, e zgjidhni problemet dhe mosmarrëveshjet që i keni. Porosia e kësaj është bashkohuni mes vete në paqe e asesi mos bëni luftë.

Kjo mund të arrihet vetëmse në guzhinë. Të tubuar reth tryezave të ushqimit të gjithë individët janë të barabartë,  sepse janë të uritur dhe të gjithë e kanë vetëmse një qëllim dhe dëshirë ta mposhtin urine të cilën e ndjejnë. Në ambientin politik ndodhë e kundërta aty lindin shumë dëshira e ambicje të paarsyeshme e të sëmura për pushtim dhe dominim ndaj të tjerëve me diktat dhe dhunë. Cfar dua të theme me këtë dua të theme që të tentojmë ti japim më shumë hapsirë Diplomacisë së guzhinës dhe ta kufizojmë diplomacinë politike. Kjo e dyta ka kohë që prodhon mosmarrveshje, zënka dhe luftëra e ajo e para prodhon erëza dhe shije të ndryshme ushqimore. Në guzhinë edhe nëse ndonjë situate e pazakontë del nga kontrolli njerëzit mund të goditen me produkte ushqimore me domate e lakëra e nëpër sallonet ku bëhet politikë ndodhë shumë shpesh që njerëzit ti përdorin armët të cilat bëjnë shumë dëm në instance të fundit ato mund të shkaktojnë humbje të papranueshme të jetëve të njerëzve. Në shumë rrethe shoqërore, ndarja e një kohe për të ngrënë është një mënyrë për ti ulur tensionet, me qëllim të ndërtimit të besimit dhe për të krijuar ndjenjë pozitive bashkjetese dhe pranimi. Në vend të krijimit të presioneve, kërcënimeve e dhunës pëmes tentimit për imponimin e vullneteve njerëzit duhet të lidhen përmes diçkaje të këndshme. Kohëve të fundit duke e pare e ndjerë kaosin që e kanë krijuar politikanët në ambiente të ndryshme botërore si pasojë e zbatimit të dhunës së ashpër, kamë filluar të bëhem adhurues i fuqisë së butë. Kjo e fundit është aftësi për të ndikuar tek të tjerët për ti dhënë përparsi tërheqjes përmes promovimit të kulturës, vlerave, ideve dhe legjitimitetit, në vend të përdorimit të forces, dhunës apo dhe shtrëngimit. Ushqimi është një nga instrumentet më të fuqishme i njohur si fuqia e butë sepse I njejti krijon emocione pozitive, i afron njerëzit mes tyre ku më pas të njejtët mund ti prezentojnë dhe bartin kulturat dhe identitetet e tyre. Fuqia e butë hap mundësi për biseda dhe komunikim në raste kur ka mosmarrveshje dhe mosbesim. Kjo është arsyeja pse takimet diplomatike shpesh zhvillohen në darka dhe bankete. Jo se ushqimi vetë ofron zgjidhje problemesh, por sepse ai krijon kushte që njerëzit ta shohin njëri tjetrin si bashkëbisedues e jo si kundërshtarë. Në aspektin simbolik para se të përpiqemi ta imponojmë argumentin, duhet bërë përpjekje që të takohemi, ti ulim tensionet dhe të bisedojmë me qëllim që të merremi vesh. Kjo arrihet vetëm në guzhinë. Ky është thelbi i fuqisë së butë të krijoshë tërheqje dhe lidhje, në vend që të urdhëroshë dhe ti detyroshë të tjerët që të bëjnë diqka jashta dëshirës dhe vullnetit të tyre, sepse në këtë mënyrë krijohen kushte për ndarje dhe largim. Ushqimi shpesh e arrinë atë që forca e zhveshur ndonjëher nuk mund ta realizon dot.Uniteti dhe bashkimi mund të arrihen vetëm kur  bisedojmë dhe bashkpunojmë e jo kur izolohemi dhe largohemi.

 

 

sqShqip