May 8, 2024
Maqedoni

Policia futet në shtëpinë e 46 vjeçarit në Çair, ja çka u gjet!

Sot (08.01.2024), zyrtarë policorë nga SPB Shkup – Njësiti për Trafikim të Kundërligjshëm kanë arrestuar I.S.(46) nga Shkupi. Gjegjësisht, pas marrjes së një urdhri gjyqësor, pooicia bastisi shtëpinë e tij në rajonin e Çairit, me çrast gjetën tri pako me lëndë pluhuri ngjyrë kafe (heroinë) me peshë totale rreth 14 gram, një peshore dixhitale dhe një sasi e madhe paradh.
“Personi është arrestuar dhe ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës me procedurë të shpejtë”, njoftoi MPB./Lideri