May 17, 2024
Maqedoni

Ky është fakulteti në Shkup me 37 profesorë dhe vetëm tre studentë!

Në përfundim të çdo viti akademik, rendi e don edhe fotografimin e apsolventëve dhe publikimin e tablosë së përbashkët me profesorët. Kështu kanë vepruar edhe absolventët e Fakultetit të mjekësisë veterinare pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, transmeton Lideri.mk.

Ajo që bie në su dhe që e bën të veçantë këtë tablo është numri i profesorëve dhe studentëve që kanë mbaruar studimet, shkruan Lideri.mk.

Perderisa aty mund të numëroni plot 37 profesorë dhe staf akademik, janë vetëm tre studentë -absolventë edhe atë dy vajza dhe një djalë. Për shkak të këtij (dis)proporcioni, Fakulteti i mjekësisë veterinare pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup është unikat jo vetëm në vend por ndoshta edhe në Europë. Fotografia është bë virale në rrjet. /Lideri