Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi për të cilin kërkon ndihmën e qytetarëve, me qëllim identifikimin e saj.

Sipas njoftimit, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit, pasi personi dyshohet se është i përfshirë në veprën penale “Vjedhje”.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit në fotografi, të kontaktojnë në numrin 192 ose përmes emailit info@kosovopolice.com.

sqShqip