April 26, 2024
Kulturë

Poezi nga libri i i poetit Qerim Bajrami – “Në blerimin e luleve”

SHIU

Asaj mbrëmjeje me shi
fshirë e kam xhamin
e dritares
në avull sikur me shfaqet
buzëqeshja e saj
që kurrë se kisha parë!
Këngë monotone
nga rrapëllima e shiut
në dilemën mes zjarresh.
Shiu sa herë sulmon
çatinë seç ma shton mërzinë…
Po këtë natë dimri
Pajtuar isha me shiun!
Sa kisha trupuar
rrugicën me baltë
më doli silueta e saj!
Për ti rënë në gjurmë
unë as nuk e hetova shiun,
as nuk e pashë baltën.
6
se para kisha siluetën e saj!
O, në atë natë pa yje
në atë natë dimri,
as vet s’dija
ç ’ zjarr po binte nëpër shi.

URËS SË PALËVE
28

Me shkrirjen e borës –
erë lagështie bie,
ditë dielli,
aromë.
Një shkronjë e zjarrtë
pranë sofrës!
Fytyra e plakut,
mbuluar me rrudha,
nga një shenjë
ndjenjë dhembshurie!
Nën potkonjtë e kuajve
eh, saherë kërcitnin gurët
Urës së Palëve!
Tre mijë vjet
kusarët kalimthi
këtyre viseve shprushnin
harresën shekullore!
Karavane ushtarësh
nga Manastiri, Shkupi
e deri në Shkodër,
29
me armët e tyre përpjetë
në formë gjarpri,
zdirgjeshin Karadakut!
Tyta të skuqura
që villnin tym,
villnin gjak
Urës së Palëve!
Maja e Zezë
vezullonte –
ferkut!
Gjaku ynë i shenjtë
më se tre mijë vjet
nuk e ndërroi
atë ngjyrë të kuqe!