May 6, 2024
BallinaMaqedoni

Zjarret në Maqedoni në rritje, pilotët në pension

Nga ana tjetër, nëse vitin e kaluar kah fillimi i qershorit problem në drejtori ishte servisimi i dy prej tre ertraktorëve, këtë vit sfidë është deficiti i pilotëve. Dy nga tre pilotët e punësuar tashmë i kanë plotësuar kushtet për pension, ndërsa drejtoria nuk ka bërë zëvendësimin e tyre.

Mirëpo, drejtori i Drejtorisë për Mbrojte dhe Shpëtim, Bekim Maksuti për REL, sqaron se për këtë problem i janë përgjigjur me kohë Qeverisë, por thekson se gabimi është bërë në konkursin e fundit për punësim.

“Duhet të kemi vazhdimësi në personelin që operon me avionët. Kjo vazhdimësi është ndërprerë dy-tre vite më parë, sidomos në periudhën e koronës, sepse ishte një grup që ishte në proces trajnimi, por nga ai grup vetëm një pilot e kreu stërvitjen. Në fakt është pranuar njeriu që me përfundimin e koronës i ka plotësuar të gjitha kushtet për pension, kështu që me të është bërë një gabim që në fillim sepse vitet kanë qenë vendimtare që ai të mos pranohet”, thotë Maksuti.

Ai thotë se ka marrë garanci nga Qeveria se pas datës 8 maj do të fillojë procesi për kthimin e dy pilotëve në pension që do të punësohen me kontratë pune, përderisa nuk publikohen njoftime për angazhimin e pilotëve të rinj. Ai shtoi se në Qeveri tashmë është dorëzuar një iniciativë për ndryshime ligjore që përmes rebalancit të buxhetit do të mundësojnë rritjen e pagave të pilotëve, me qëllim rritjen e numrit të të interesuarve.

Ndër të tjera, njoftimet për angazhimin e pilotëve në drejtori do të publikohen edhe pas zgjedhjeve, ndërsa nga aty thonë se do të bisedojnë me Odën e Pilotëve për të parë saktësisht se sa pilotë të kualifikuar do të mund të konkurrojnë në periudhën e ardhshme.