Vargjet e mërgimtarit nga Vitia, Nasif Laçi, për vendlindjen e tij

QËNDRA KULTURORE SHQIPTARE STUTTGART /ALBANISCHES KULTURZENTRUM STUTTGART

Nga Marjan N. Sopi

Miq te dashur për ju sot Nazif Laçi, i lindur më 7 mars 1947 në fshatin Smirë, komuna e Vitisë. Është punëtor i palodhëshëm i cili ka dhjetra libra të zhanreve të ndryshëm.

NË RRUGËTIM

Përkundër dallëgave të kohës
në rrugëtimin e gjatë që kishe
asgjë s’mund të ndalë
ty, o kombi im i lashtë
*
tani, me kokë të kthjellur
marsho rrugëtimin tënd
mos i përsërit gabimet
që kishe gjatë historisë
*
tani, je krejt ndryshe si më parë
le të prinë truri i ndritur
me miqtë Amerikan
në rrugën tënde t’pandalë

FSHATI IM

Afër Kopilaçës
gjindët fshati im
Me emrin e lashtë
Smirë e Dardanisë
*
Është fshat i bukur
me histori krenare
Monumente të shumta
Të kohës Dardane
*
Ka rini të zgjuar
T’ profileve shkollore
ndërtojnë zgjojën e tyre
Si bleta punëtore
*
Xhaxhi autor
Ka porosinë
Uniteti i juaj
Forcon ardhmërinë

KRESHNIKU I KARADAKUT

Në shpatijet e Karadakut
lindi trimi legjendar
Hasan Aliu-Remniku
Kreshniku i paparë
*
ky trim dhe zemër Luani
luftoi me shkaun dhe bullgarin
në malët e Karadakut
është lëshuar kushtrimi
*
po lufton Hasan trimi
pushka e trimit po ushton
dhe armikun po e t’merron
*
ai, luftoi për liri
të gjitha trojet shqiptare
të jenë Shqipëri