April 26, 2024
Kolumna

Po të mos ishte derdhur gjaku në vitin 2001

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Po të mos kishte ndodhur lufta e vitit 2001 dhe UÇK-së shumë gjëra do të kishin mbetur ashtu siç kishin qenë para vitit 2001.Sipas mendimit tim shumë gjëra që duheshin ndryshuar në interes të drejtave të shqiptarëve nuk do të kishin lëvizur aspak po të mos kishte qenë lufta e UÇK-së dhe gjaku i derdhur në vitin 2001.Sado që disa individë, lidera e minilidera të subjekteve politike në Maqedoninë Veriori që rrahin aq shumë gjoks se ne bërëm këtë apo këtë në interes të shqiptarëve janë demagogji.Unë në shumë raste e kam potencuar, por edhe në këtë shkrim po e potencojë se të gjitha këto ndryshime që kanë ndodhur në dobi të shqiptarëve i ka sjellur lufta e vitit 2001. Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe gjaku i derdhur i shumë çlirimtarëve të kësaj ushtrie.Tani mund të flitet gjithëçka, por edhe të përbuzet lufta e UÇK-së nga shumëkush që sot shet dushk për gogla nëpër shumë kolltuqe të posteve të ndryshme janë kopalla.Shumë prej tyre që sot shesin atdhetarizëm të veshur me kostume dhe me kravata janë ulur në këto kulltuqe falë luftës së bijave dhe bijve të UÇK-së. Ata/ ato luftuan, derdhën gjakun e tyre të njomë, humbën gjymtyrët trupore dhe disa dhanë jetën.Kjo luftë e UÇK-së bëri që shumë gjëra të ndryshojnë në Maqedoninë Veriore edhe pse edhe shumë gjëra kanë mbetur të pazgjidhura që duhen patjetër të zgjidhen, sepse është derdhur gjak për të qenë në çdo aspekt të barabartë shqiptarët dhe maqedonasit në këtë shtet.Shumëkush i ka mbyllur sytë para këtij realiteti, por kjo është një e vërtetë që nuk mund të e mohohoj askush. Kjo e vërtetë dhe kjo histori është shkruar me gjakun e vajzave dhe djemve të UÇK-së.Edhe njëherë po e përsëriti që e gjithë kjo e ariitur që është realizuar dhe duhet të realizohet për të drejtat e shqiptarëve është lufta e vitit 2001 dhe meritë e ushtarëve të UÇK-së.Padrejtsitë që iu janë bërë disa ushtarëve të UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve nga disa karierista për interesat e tyre duke shkelur mbi gjak do të i mallkojë dhe do të i dënojë Zoti.

KUJT PO IA SHESIN TË PAVËRTETAT “PSEUDOATDHETARËT?”

Në këtë rrëfim të radhës do të shkruajmë disa të dhëna që na i rrëfeu L. Arnori-Orizarja. Ai në këtë rast flet për ca “atdhetarë”, e “patriotë” të vetëshpallur të cilët ka shumë kohë që nuk ndalen duke na treguar atdhetarizëm nëpër kafene, rrugëve etj.

Në vazhdim, ai do të na bëjë të qartë, se unë asnjëherë nuk kam dëgjuar ose lexuar që atdhetar ose patriot mund të jetë dikush i cili nuk ka bërë asnjë vepër atdhetare, në çfarëdo mënyre qoftë ai atdhetarizëm. Atdhetar nuk e di se mund të pagëzohet ai i cili gjatë tërë jetës së tij nuk ka dhënë kontributin më të vogël në interes të kombit, atdheut dhe lirisë së popullit të tij.

Atdhetarizmi dhe patriotizmi nuk tregohen vetëm duke luftuar me pushkë në dorë. Çdo kontribut i dhënë në interes të atdheut dhe popullit të tij është patriotizëm. Në vazhdim ai rrëfen: Si mund t`i quaj unë atdhetarë ata (ato) të cilët nuk kontribuojnë asnjë gjë për idealin shqiptar, pos për interesat e tyre personale, familjare, grupore, klanore etj.

Ajo që më së shumti e brengos L. Arnorin është, se si nuk iu vjen turp disave që atdhetarëve të vërtetë ju tregojnë atdhetarizëm, ata të cilët kurrë nuk kanë bërë një vepër në interes të atdheut, popullit dhe kombit të tyre duke shitur gogla për dushk nëpër çajtore, tubime partiake, ekrane televizive etj.

Kjo është për t`u habitur kur t`i dëgjosh të tillë njerëz, që atdhetarëve të vërtetë iu tregojnë se çfarë është atdhetarizmi? Në vazhdim L. Arnori rrëfen duke thënë: po si nuk kanë fije turpi të tilla fytyra? Unë habitem edhe me shumë individë që mu të tillët i shpallin patriotë.

Ky është turp i turpit. Unë asnjëherë nuk kam pranuar dhe nuk do të pranoj që pseudoatdhetarët, pseudopatriotët, karrieristët dhe servilët të më mashtrojnë. Për mua individë të tillë nuk mund të më shesin të pavërtetën, sepse unë nuk i besoj. Le të ua shesin atyre që i blejnë, thotë në fund L. Arnori Orizarja ish-ushtari i UÇK-së. me plagë në trup.