May 5, 2024

Shkruan: Ejup Berisha

Sot në rajonin e Ballkanit Perendimor aktual është fenomeni i Lider-manisë apo egziston jo vetëmse dëshira e rëndomtë por më shumë prezente është dëshira e sëmurë që individët me çdo kusht të bëhen lider Partie politike. Këto subjekte politike përbëhen nga anëtarsia dhe nga udhëheqsia e saj.

Lider mania manifestohet në dy mënyra dhe atë:

1.Si dëshirë e flaktë për tu bërë me çdo kusht Lider-partie politike që është një ambicje reale e disa antarëve të Partive por kjo është e paarsyeshme sepse me çdo kusht ndodh vetëm vdekja e individëve e jo edhe realizimi i ambicjes për tu bërë lider. Në këtë kohë shumë individ duan të bëhen të parët e partisë e nëse jo këta do të dëshpërohen tej mase, pra individ të shumtë nuk shohin alternativë tjetër për të mbijetuar në ambietin politik partiak nëse nuk e zënë vendin kryesor në timonin e Partisë. dhe

2. Lider mania manifestohet si tendencë e shumë individëve që të bëhen lider pa respektuar por edhe duke shkelur pamëshirshëm dispozita dhe parime statutare. Njerëzit kanë dëshirë shumë të madhe për tu bërë të parët e Partisë a e dini pse? Për të qenë tërë kohës në qendër të vemendjes dhe temë qëndrore e diskutimit në opinion. A e keni vërejtur se si brenda Partive politike tërë kohës flitet vetëmse për rolin dhe rëndësinë e Liderit apo për rëndësinë e jashtzakonshme të tij e shumë pak apo tepër simbolikisht flitet për rëndësinë dhe rolin e antarsisë partiake. Ambicja e çdo antari të partisë për tu bërë i pari i saj është qështje reale e arsyeshme dhe legjitime por ambicja për tu bërë me çdo kusht lider është ambicje e pakuptimtë e pasçarueshme dhe e sëmurë. Duhet theksuar se ambicja e çdo individi për tu bërë Lider është reale dhe e arsyeshme për faktin që këta disa më shumë e disa më pak japin kontribut për themelimin për zhvillimin si dhe për përparimin e subjektit politik ku veprojnë sepse janë antar por siç thash edhe më lartë kjo qështje nuk guxon të shëndrrohet në mani apo në sëmundje. Sa i përket qështjes për tu bërë Lider kjo paraqitet si domosdoshmëri për shkak se nëse je i tillë ke hapsirë dhe mundësi jo vetëm të mëdha por edhe të pakufizuara sjelljesh dhe veprimesh brenda subjektit të cilin e udhëheq lideri . A ka më mirë se kur ke hapsirë dhe mundësi të tilla në një subjekt politik jo nuk ka a e dini pse sepse kjo përputhet me atë thënien se Ska më mirë se me qenë vetë Agë edhe Pasha në të njëjtën kohë e mu liderët e sotëm partiak janë të tillë pra këta janë edhe Agallarë edhe Pashallarë. Sot Liderët politik janë gjithçka në Parti e antarët e rëndomtë janë askushi në raport me të parët e partisë. Në to lideri vendos jo vetëmse për shumçka por për gjithçka dhe atë në çdo subjekt të madh politik. Pra ai vendosë se kush do të bëhet funkcionar kush nuk do të bëhet kurr i tillë dhe kush do të mbetet askush në parti. Prandaj janë rritur tepër shumë ambicjet e çdo individi anëtar partie që të bëhen të parët e tyre se po nuk qenë të tillë nuk janë askushi jo vetëmse në parti por as në shoqëri bile as në shtet. Pushteti tejet i madh dhe´forca e pakufizuar e lidrëve partiak ka krijuar ambicje të pakontrolluara dhe garë tepër të ashpër mes antarëve të partive politike për tu bërë me çdo kusht Lider i Partisë e me këtë edhe mosmarrveshjet dhe konfliktet e shumta brenda partive për ta realizuar këtë ambicje janë rritur tej mase. Sepse për tu bërë me çdo kusht lider partie kjo e imponon nevojën e diskriminimit dhe të diskualifikimit të shumë individëve tjerë antar të partisë e këta meqë i humbin shpresat dhe ambicjet e tyre brenda një partie politike egzistuese për tu bërë figura n-1 vendosin që ta braktisin subjektin ku janë antar dhe të formojnë Parti të re politike me qëllim që të bëhen vetë lider të atij subjekti. Ambicjet dhe dëshirat e antarëve të partive politike për tu bërë lider partie janë qështje shumë reale dhe normale por ajo që është jo normale, jo reale, e pakuptimtë dhe shumë e rrezikshme është që individët të sëmuren pas postit të liderit partiak. Prandaj të eliminohet Lidermania le të egziston vetëm dëshira e realtë e individëve për tu bërë liderë e nëse nuk arrijnë të bëhen shëndosh se nuk bëhet qameti.