May 5, 2024
Maqedoni

Plaçkitje në një pompë benzine në Kumanovë

Dje para mesnate dy persona kanë sulmuar fizikisht një punonjës në një pikë karburanti dhe më pas e kanë grabitur.

– Me datë 29.11.2023 në ora 23:45 në RSV Kumanovë është raportuar se në një pikë karburanti në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë dy persona kanë sulmuar fizikisht punonjësin dhe e kanë kanosur se do t’i marrin paratë nga qarkullimi ditor, njofton Departamenti i Punëve të Brendshme.

Nga Policia e Kumanovës thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.