May 15, 2024
Maqedoni

Nusja sulmon fizikisht vjehrrën në një fshat të Tetovës

Në SPB-Tetovë është raportuar se nusja ka sulmuar fizikisht vjehrën e saj në një fshat të Tetovës, përcjellë Klan M.

”Një banore shtatëdhjetë e katër vjeçare e një fshati të Tetovës, dje (29-nëntor) në orën 13:00 në SPB- Tetovë ka raportuar se kishte qenë e sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre nga nusja e saj 39-vjeçare N.A.

Çështja është duke u zbardhur dhe dokumentuar” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë. /KlanMacedonia/