May 9, 2024
Maqedoni

Bekim Sali: Kemi ofruar plan konkret për ta shëruar sistemin shëndetësorë në vendin tonë

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ka deklaruar se ata gjatë kësaj periudhe kanë analizuar dhe skanuar gjendjen në shëndetësi dhe se ka ofruar një zgjidhje deri tek Qeveria për sëmundjen kronike të sistemit shëndetësor publik.
“Këtë personalisht e vlerësoj se zgjidhje ideale, ndërsa këtë do të duhet ta konfirmojnë edhe institucione tjera të cilat do të kyçen në fizibilitetin, arsyeshmërinë e tërë atij koncept idesë për reformim dhe ndryshimin e lokacioneve nga spitale të qytetit, të shndërrohen në spitale rajonale, dy qytetet të fitojnë një spital efektiv, me të gjitha shërbimet shëndetësore, në një. Dhe jo, sikurse spitalet ekzistuese të cilët punojnë me kapacitet prej 30-35%, por shpenzimet financiare janë 100% për të punësuarit në ato shtëpi shëndetësore, raparte të pakompletuara”, tha ministri Bekim Sali.
Ai tha se duhet reaguar shpejtë me qëllim që ne mos të humbasim kuadro, të mos humbim jetë njerëzisht, të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve.
Ministri Bekim Sali tha se ai shpenzuar gjashtë, shtatë muaj në bisedime me të gjithë aktorët politik dhe ka formuar grupe pune, në të cilin kanë qenë edhe përfaqësues të opozitës për ndërtimin e Qendrës së re Klinike.
“Kapaciteti i Qendrës Klinike që është tani dhe kapaciteti i Qendrës Universitare që është parashikuar nuk përputhet me transferim nga një vend në tjetër. Për shkak se në një pjesë ku ju keni rreth 2000 pacientë të ri që vijnë jashtë Shkupit në nivel ditor, pra për çdo ditë…nëse kemi aq shumë fluks në Shkup, ne traditat nuk do t’i ndryshojmë, do të ndryshojmë vetëm lokacion. E kundërta, qëllimi i kësaj është Qendra Klinike Universitare të jetë i nivelit terciar ku do të kemi, zhvillim të transplantove…”, u shpreh ministri Sali.
Ai tha se koncepti është prezantuar para të gjithëve partive politike.
“Si koncept ideor është i pranueshëm nga të gjithë palët, pa dallim nëse do ta thonë publikisht, ose në heshtje do ta pranojnë”, deklaroi ministri Bekim Sali.